Ish-trajneri i skuadrës shqiptare shkakton skandal në konferencën për shtyp

Futboll

Ish-trajneri i skuadrës shqiptare shkakton skandal në konferencën për shtyp

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:17
Ish-trajneri i skuadrës shqiptare shkakton skandal në konferencën për shtyp

Të gjithë e mbajmë mend trajnerin e njohur austriak Piter Pakult kur në vitin 2018 erdhi më Shqipëri dhe mori drejtimin e Kukësit.

Megjithatë aventura e trajnerit austriak ishte e shkurtër duke u larguar pa lënë gjurmë në kampionatin shqiptar.

61-vjeçari së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës austriake të Klagenfurtit e cila militon në futbollin elitar austriak. Por Pakult është bërë protagonist në vendin e tij duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Panoramasport. Në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë, Pakult është “ankuar” se i vendosin përpara gjithmonë birra pa alkool, gjë e cila është cilësuar si skandal nga mediat austriake.

Postimi nga faqja gjermane “SPOX.com” ka marrë reagime të shumta me mbi 1700 komente ku shumë prej tifozëve e morën me të qeshur këtë rast ndërsa disa të tjerë e kthyen në ironi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat