Shtyhet debutimi i Cristiano Ronaldos me Manchester Utd!

Futboll

Shtyhet debutimi i Cristiano Ronaldos me Manchester Utd!

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:21
Shtyhet debutimi i Cristiano Ronaldos me Manchester Utd!

Shtyhet debutimi i Cristiano Ronaldos me Manchester Utd!!

Kur do të debutojë Cristiano Ronaldo te Manchester United? Ende nuk ka përgjigje, kjo sepse sipas asaj që është mësuar nga RTP3 dhe mediat portugeze, CR7 pasi të mbyllë ciklin e shkurtër të ndeshjeve me kombëtaren e tij lustiane, do të duhet që më pas të qëndrojë 5 ditë në izolim kur të kthehet në Britaninë e Madhe.

Në fakt, ky rregull është vendosur nga Premier League në akord me shtetin dhe istancat shëndetësore ndaj duhet zbatuar.

Ronaldo, i cili dje vendosi rekordin absolut botëror dhe historik duke u bërë shënuesi më i mirë me kombëtaret (111 gola, kaloi Ali Daei me 109 gola) mezi pret që të nisë aventurën e tij të dytë të Djajtë e Kuq pasi u largua në vitin 2009 dhe më pas u desh të luante 9 vite te Reali dhe 3 te Juventusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat