Messi e ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët e vet në akademinë e futbollit

Futboll

Messi e ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët e vet në akademinë e futbollit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:37
Messi e ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët e vet në akademinë e futbollit

Lionel Messi e ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët e vet në akademinë e futbollit të Paris Saint-Germain, pasi iu bashkua gjigantit francez këtë verë.

Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër’

Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës.

Kalimi në kryeqytetin spanjoll nënkupton se kjo është hera e parë që Messi e i largoi fëmijët e vet për herë të parë nga vendlindja e tyre.

Prandaj, ai ka vendosur që t’i dërgojë djemtë e vet në akademinë e PSG-në për t’u zhvilluar.

Sipas të përditshmes L’Equipe, Messi i ka regjistruar Thiagon dhe Mateon në ekipin e të rinjve të PSG-së.

Thiago Messi do të luajë për ekipin e 10-vjeçareve, ndërsa Mateo do të luajë në ekipin e 7-vjeçareve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat