Superliga Europiane nuk ka vdekur

Futboll

Superliga Europiane nuk ka vdekur

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:38
Superliga Europiane nuk ka vdekur

E përditshmja gjermane “Der Spiegel” zbuloi se agjencia angleze “Flint”, eksperte në sektorin e lobimit, është kontaktuar për të studiuar një plan “ringjalljeje” për Superligën, i kompletuar me një draft-dokument të titulluar: “Hapja e rrugës për Superligën: strategji për rindërtimin, rifillimin dhe fitimin”.

Sipas mediave gjermane, strategjia do të jetë kundër modelit aktual të UEFA-s, i konsideruar abuziv dhe monopolist.

Përveç kësaj, 12 klubet themeluese janë ende në projekt, pavarësisht se 9 prej tyre janë tërhequr dhe kanë rënë dakord të ribashkohen përsëri me UEFA-n dhe ECA.

Së fundi, kompania e Madridit, “A22 Sports Management” (konsulente e Superligës) do të studionte një sistem më fleksibël, me një format që do të siguronte promovime dhe rënie midis një Superlige 1 hipotetike dhe një Superlige 2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat