Ronaldo largohet nga grumbullimi me Portugalinë

Futboll

Ronaldo largohet nga grumbullimi me Portugalinë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:44
Ronaldo largohet nga grumbullimi me Portugalinë

Cristiano Ronaldo është liruar nga grumbullimi me Kombëtaren e Portugalisë.

Federata e Futbollit e Portugalisë ka njoftuar se Ronaldo është liruar nga detyrat me kombëtaren, pasi edhe ashtu nuk mund të paraqitet ndaj Azerbejxhanit në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

36-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Irlandë, duke u suspenduar kështu për ndeshjen e radhës.

Kësisoj, Federata e Futbollit e Portugalisë ka vendosur ta lirojë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” nga grumbullimi.

Kjo nënkupton se Ronaldo nuk do të paraqitet as në miqësoren e 9 shtatorit ndaj Katarit.

Tani, Cristiano Ronaldo raportohet se mund të fillojë stërvitjet me Manchester Unitedin, më herët nga se ishte parashikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat