Refuzoi largimin dhe ofertat e verës, Marseille e ndëshkon duke e çuar te ekipi “B”!
Sjellja e Duje Caleta-Car nuk u pëlqye nga menaxhmenti i Marseille.
Mbrojtësi kroat ka refuzuar ofertat nga disa klube, duke përfshirë West Ham, Wolverhampton dhe Valencia, duke i komplikuar seriozisht planet e klubit, i cili kishte nevojë për një shitje të madhe për të arritur qëllimet më të fundit të tregut (mbi të gjitha Amine Harit, një blerje që duket se u zhbllokua dje).
Sipas informacioneve nga La Provence, OM synon të dërgojë ish-lojtarin e Salzburg në formacionin rezervë, në National 2, deri në merkaton dimërore.