Klubi nga qyteti i Gjilanit, Drita, ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Kosovës U-21.
Takimi ishte me mjaftë intensitet të lartë dhe në fund u mbyllë me barazim 1-1.
Futbollisti i “Intelektualëve”, Ardit Tahiri, luajti për Kosovën në këtë takim, gjë e cila ishte interesante dhe diçka e rrallë.
Ndeshja u zhvillua në Drenas, konkretisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Ky ishte një test serioz për të dyja skuadrat respektivisht dhe tani Kosova do të bëhet gati për Anglinë më 7 shtator.