Inter po punon që të rinovojë kontratat e Nicolo Barella-s dhe Marcelo Brozovic, që skadojnë në qershor.
Sipas Corriere dello Sport, kërkesa e kroatit për të rinovuar është 5.5 milionë euro, një milion më shumë në krahasim me atë që përfiton nga kontrata aktuale.
Arsyeja e kësaj kërkese duket se është e lidhur me Hakan Calhanoglu, i transferuar te zikaltrit nga Milan me kosto zero, të cilit Inter i ka ofruar 5 milionë euro në sezon, gjë që ka shtyrë Brozo-n të kërkojë një rritje.
Duke parë rolin kyç që ka lojtarit në ekip, Inter do të bëjë gjithçka është e mundur për të rinovuar kontratën e tij.