Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka bërë një hap të madh në karrierë duke u transferuar tek gjigantët turk të Fenerbaçes.
23-vjeçari ka një karrierë të pasur në futbollin austriak me emra si Salzburg, Altçi, Leferingu e Lask, por tani do të vazhdojë karrierën në Superligën turke.
Gjithashtu Berisha është aktivizuar me kombëtaren e 21 vjeçarëve të Gjermanisë ku në 13 ndeshje ka realizuar dhe 1 gol.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Fenerbaçes në “Twitter” ku shikohet se klubi turk i ka besuar sulmuesit shqiptar dhe numrin “11” në fanellë.