Klubi i futbollit Veleshta nga Struga me kënaqësi ka promovuar përforcimin e madh, Nijas Lena, mesfushorin me tipare sulmuese. Bëhet fjalë për një kontratë njëvjecare.
Ai vjen nga Struga Trim Lum, ku ishte edhe kapiten, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
35-vjecari me përvojën e tij do të jap kontribut të madh në lojën e Veleshtës.
Kujtojmë se, Lena karrierën e ka nisur te Renova, pastaj kaloi te Makedonija GJP, Teuta, Flamurtari, Kukësi, Telavi e të tjerë. Me Struga Trim Lum hyri në elitën e futbollit vendor.
Në dy javët e para të ligës së dytë-perëndim, Veleshta ka një barazim dhe një humbje.