Shqipëria pëson humbje të thellë në Varshavë   

Futboll

Shqipëria pëson humbje të thellë në Varshavë   

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:20
Goli i Lewandowskit

(E plotësuar) –Kombëtarja e Shqipërisë luftoi deri në frymën e fundit, por nuk ia doli në Varshavë, duke pësuar humbje me rezultat të thellë 4:1 nga Polonia, në ndeshjen që u zhvillua në një atmosferë të bukur.

Në minutën e 12-të, Robert Lewandowski, që ishte ndër më të dalluarit, shënoi nga afërsia me kokë në këndin e epërm të djathtë, 1:0.  

Një veprim që nuk premtonte shumë, Gjasula pason një top në 16-sh dhe Sokol Cikalleshi nga një pozitë shumë e vështirë, godet bukur e përtokë dhe në shtyllën e dytë (të majtë) barazon rezultatin 1:1 në minutën e 25-të.

Në minutën e 32-të, fat për Poloninë. Rey Manaj brenda zonës godet furishëm por portieri Szczesn reagon mrekullueshëm, shpëton gol të sigurtë.  

Sërish rrezikshëm Shqipëria me Manajn, i cili gjuan nga vendi në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri polak në minutën e 40-të.

Një minutë pa përfunduar pjesë e parë (44’), Adam Buksa ka shënuar për 3:1.

Në fund të pjesës së parë, Gjasula ndër më të angazhuarit në pjesën e parë, godet nga distanca por për fat të keq të tij topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

Në minutën e 54-të, Lewandowski me depërtim individual brenda 16-shit dhe asiston deri të  Krychowiak i cili e shtyn topin në rrjetë, 3:1.

Ndëshkohet Manaj me karton të verdhë për protesta në minutën e 65-të. Lushnjari kërkon penallti, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk akordon penallti. 

Në minutën e 85-të, Roshi nga pozita ideale gjuan në shytyllën e dytë  dhe jashtë.

Në minutën e 89-të, 4:1 për Poloninë. Linetty godet fortë, topi qëllon tërthorësen dhe futet në rrjetë.

Shqipëria pëson humbje në një ndeshje ma shtatë lojtarë të ndëshkuar me kartona të verdhë (pesë kuqezi dhe dy të Polonisë).

Polonia renditet në vend të dytë me 7 pikë në grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror dhe Shqipëria zë pozitën e katërt me 6 sosh.

Polonia – Shqipëria 4:1
Stadiumi “ PGE Narodowy”, Varshavë.
Shënues: Lewandowski (12’), Buksa (44’), Krychowiak (54’), Linetty (89’) – Cikalleshi (25’).
Kartona të verdhë: Bednarek, Swiderski - Abrashi, Bare, Hysaj, Manaj, Gjasula.
Polonia: Szczesn, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus (Puchacz 81’), 
Krychowiak, Moder, Frankowski (Linetty 61’), Buksa (Swiderski 81’), Jozwiak dhe Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi (Roshi 67’), Abrashi (Çekiqi 74’), Gjasula, Bare, Manaj (Balaj 68’), Cikalleshi (Uzuni 83’). Trajneri: Edi Reja.
Në minutën e 89-të, 4:1 për Poloninë. Linetty godet fortë, topi qëllon tërthorësen dhe futet në rrjetë.

Në minutën e 85-të, Roshi nga pozita ideale gjuan në shytyllën e dytë  dhe jashtë.

83' Pak shpresa për Shqipërinë.

77′ Pranë golit Shqipëria me Roshin, por fieraku nuk arrin t’i gjejë kohën asistit të Hysajt nga e majta.

75' Shqipëria po tenton por pa sukses.

72’ Pesë kartona të verdhë deri me tash për Shqipërinë 

Polonia – Shqipëria 3:1
Shënues: Lewandowski (12’), Buksa (44’), Krychowiak (54’) – Cikalleshi (25’).
Kartona të verdhë: Abrashi, Bare, Hysaj, Manaj, Gjasula.
Polonia: Szczesn, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus, 
Krychowiak, Moder, Frankowski (Linetty 61’), Buksa, Jozwiak dhe Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi (Roshi 67’), Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj (Balaj 68’), Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja.
69' Lewandowski i tmerrshëm për Shqipërinë.

65’ Lojë me ritëm.

Polonia – Shqipëria 3:1
Shënues: Lewandowski (12’), Buksa (44’), Krychowiak (54’) – Cikalleshi (25’).
Kartona të verdhë: Abrashi, Bare, Hysaj.
Polonia: Szczesn, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus, 
Krychowiak, Moder, Frankowski (
Linetty 61’), Buksa, Jozwiak dhe Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja.
63' Shqipëria po has në telashe ndaj rivalit, që po tregohet mjaft i mirë.

58' Shqipëria është në presion të rezultatit.

 55' Lewandowski me depërtim individual brenda 16-shit dhe asiston deri të  Krychowiak i cili e shtyn topin në rrjetë, 3:1.

53' Polonia po lufton edhe për golin e radhës.

50' Polonia po has në telashe me kuqezinjtë.

47' Shqipëria kërkon barazimin.

Përfundon pjesa e parë, Polonia – Shqipëria 2:1.

45’ Gjasula ndër më të angazhuarit në pjesën e parë, godet nga distanca por për fat të keq të tij topi shkon jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

Në minutën e 44-të, Adam Buksa ka shënuar, duke lënë të heshtur kuqezinjtë. 

Fat i keq për Shqipërinë në fund të pjesës së parë! Polonia në epërsi me rezzultat 2:1. 

Polonia – Shqipëria 2:1
Shënues: Lewandowski (12’), Buksa (44’) – Cikalleshi (25’).
Kartona të verdhë: Abrashi, Bare, Hysaj.
Polonia: Szczesn, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus, 
Krychowiak, Moder, Frankowski, Buksa, Jozwiak dhe Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja.

44' Fundi i pjesës së parë.

 40′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Manajn, i cili gjuan nga vendi në hyrje të zonës, por tentativa e sulmuesit të Shqipërisë ndalet nga portieri Shezni.

38' Ndeshja po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

34' Shqipëria e rrezikshme.

32' Fat për Poloninë. Rey Manaj brenda zonës godet furishëm por portieri Szczesn reagon mrekullueshëm, shpëton gol të sigurtë.  

29' Polonia në presion, Shqipëria brilante. 

 25' Një veprim që nuk premtonte, Gjasula pason një top në 16-sh dhe Sikol Cikalleshi nga një pozitë shumë e vështirë, godet bukur për tokë dhe në shtyllën e dytë (të majtë) barazon rezultatin 1:1.

24’ Shqipëria në presion të rezultatit.

Polonia – Shqipëria 1:1

Shënues: Lewandowski (12’) - Cikalleshi (25').
Kartona të verdhë: Abrashi, Bare, Hysaj.
Polonia: Szczesn, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus, 
Krychowiak, Moder, Frankowski, Buksa, Jozwiak dhe Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja.
23' Lewandowski shumë i rrezikshëm.

20' Shqiprëia po orvatet që të barazojë por pa sukses deri me tash.

17' Shqipëria po has në vështirësi.

13' Robert Lewandowski nga afërsia shënon me kokë, në këndin e epërm të djathtë, 1:0 për Poloninë. 

12' Atmosferë madhështore, Shqipëria po tregon angazhim në Varshavë 11' Shqipëria po tregon lojë të mirë!

7' Polonia synon ta shtojë presionin.

Në minutën e 4-të, Amir Abrashi ka ndërhyrë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

2' Shqipëria kërkon pikë që do të ishin sikur ari.

Fillon ndeshja.

Shqipëria kërkon pikë në Varshavë në duel me Poloninë. 

Kuqezinjtë renditen në vend të tretë me 6 pikë, dy më shumë se Polonia që gjendet një pozitë më poshtë në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Polonia – Shqipëria

Polonia: Shezni, Berezinski, Glik, Bednarek, Ribus, Krishoviak, Moder, Frankovski, Buksa, Jozuaik, Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa. 

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat