Kosova ka arritur fitoren e parë në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.
Skuadra e drejtuar nga tekniku zviceran, Bernard Challandes, arriti të mposhtë Përfaqësuesen e Gjeorgjisë, me rezultat minimal 0-1.
Pas ndeshjes, Valon Berisha foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur pas fitores së sotme.
“U kanë një lojë shumë e mire ma merr mendja prej krejt ekipit. Prej ditës së parë kur ia kemi nis stërvitjeve, kemi thënë se duhet me ndërru faqen e historisë tonë.
Më pëlqen qysh kemi luajtur sot, nga Aro e krejt. E kemi merituar fitoren, Lirimi kishte dy raste, fitorja ishte e merituar.
Për vet jam rritë, gjithmonë kam luajtur ashtu, fillimisht duhet të fitosh topin e pastaj të luash.
Ne në fillim thamë që nëse kurgjo nuk bëjmë, të luftojmë deri në fund. Jam shumë i kënaqur me krejt ekipin. Messi është futbollist më i mrië në bote, e ka ba nana një lojtar për futboll.
E përfaqësoj shtetin tim, vendin, prindërit, dha maksimumin shumë dhe ka shumë futbollistë që duan të luajnë për Kosovën”.