Media serbe “Kurir” ka shkruar për fitoren e Kosovës.
Media serbe ashtu siç di të shkarravis me gjuhën e saj të papastër, edhe kësaj radhe ka shkruar me cinizëm.
“Të ashtuquajturit futbollistët e Kosovës ishin më të mirë se Gjeorgjia në kualifikueset e Kupës së Botës.
Futbollistët e Kosovës sot e mposhtën (1:0) Gjeorgjinë, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B të kualifikueseve të Kupës së Botës
Mysafirët arritën fitoren e parë në kualifikime pas një autogoli të Davit Khocholava në minutën e 18 -të.
Kosova ka tri pikë nga tri ndeshje të luajtura, ndërsa Gjeorgjia ka shënuar një pikë nga katër ndeshje”, shkruan mes të tjera ky medium.