Goli i shënuar sot nga Sokol Cikalleshi në ndeshjen kundër Polonisë, ka bërë që bomberi kuqezi të jetë tashmë shumë pranë ngjitjes në podiumin e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për përfaqësuesen shqiptare.
Ai ka lënë pas emra shumë të njohur si Salihi e Rraklli që kanë bërë histori me fanellën kuqezi, duke kaluar në kuotën e 12 golave për të barazuar aty Armando Sadikun i cili është ndalur po te kjo shifër.
Të dy aktualisht ndajnë vendin e katërt në renditjen e të gjitha kohëve për Kombëtaren shqiptare,
Para tyre mbetet në vendin e tretë një emër që mund të arrihet shpejt, Ervin Skela i cili ka shënuar 13 gola, ndërsa një më shumë ka shënuar Alban Bushi, 14, duke mbajtur vendin e dytë. Sa i përket vendit të parë, Çikalleshit do t’i duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë këtë formë para porte, pasi ai mbahet nga Erjon Bogdani me 18 gola.