Suedia është në krye të tabelës në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Suedezët kanë shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj kundërshtarit të madh të Kosovës, Spanjës, në ndeshjen e xhiros së katërt.
Për Suedinë shënuan isak (6') e Claesson (57') dhe për Spanjën realizoi Sioler (5').
Suedia kryeson me 9 pikë, pasojnë Spanja 7, Kosova 3, Greqia 2 dhe Gjeorgjia me 1.
Me 8 shtator, në orën 20.45, Spanja në Prishtinë ndeshet me Kosovën, në kuadër të xhiros së pestë.