Kampioni i Evropës, Italia, dështon si vendas në përballje me Bullgarinë, duke luajtur baras (1:1), në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Dukej se gjithçka do të jetë lehtë për italianët kur kaluan në epërsi me golin e Chiesas në minutën e 5-të, por ashtu nuk iu doli në vazhdim.
Në minutën e 39-të Iliev barazon rezultatin dhe i dhuron një pikë të madhe Bullgarisë.
Italia kryeson me 10 pikë në grupin C, ndërsa Bullgaria është në vend të katërt me 2 pikë apo me dy barazime e dy humbje.