Riyad Mahrez ka sulmuar disa nga shokët e skuadrës te Manchester City për pasionin që kanë për lojën.
Alegjeriani ka thënë se disa prej yjeve të City-t nuk e pëlqejnë futbollin, por luajnë vetëm për para.
“Lojtarët te City nuk i shikojnë ndeshjet e tjera në tv. Ata nuk duan t;ia dinë”, ka thënë Mahrez për Canal Plus.
“Shumë herë në dhomat e zhveshjes kam dëgjuar lojtarë që pyesin: ‘Si mbaroi ndeshja dje?’. Nuk di çfarë të them. Mund të jetë gjysmëfinalja e Champions League. Nëse je një futbollist, nuk duhet të vish në mëngjes dhe të pyesësh për rezultatin e ndeshjes së djeshme”, ka vazhduar Mahrez.
“Ka lojtarë që luajnë sepse janë të detyruar dhe sepse janë shumë para në lojë”.