Besiktas ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin Miralem Pjaniç nga Barcelona.
Boshnjaku nuk kishte minuta te katalunasit, andaj u largua dhe kaloi te gjiganti turk.
“Marrëveshja është arritur për klubin për transferimin e Miralem Pjanic. Kompania jonë do paguajë pagën prej 2.75 milionë euro për sezonin 2021/22”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Pjanic gjatë tërë verës pritet të rikthehej te Juventus, por kjo e fundit transferoi Locatellin nga Sassuolo.