Te Manchester United Cristiano Ronaldon e pret sërish fanella me numër 7 pasi Edinson Cavani ka bërë një gjest të madh duke mos e privuar yllin portugez nga numri i tij i preferuar, me uruguianin që ka liruar fanellën me numër 7 për Ronaldon duke zgjedhur 21 si numrin e tij të ri te Djajtë e Kuq.
Pas gjestit të El Matador Ronaldo ka treguar të gjithë përulësinë e tij duke e falenderuar publikisht Cavanin me një postim në rrjetet sociale.
“Nuk isha i sigurtë nëse do të mbaja përsëri numrin 7.
Kështu që doja të falënderoja shumë Edin për këtë gjest të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Ronaldos të publikuara në faqen e Manchester United në “Twitter”.