Shkodran Mustafi do vazhdojë karrierën e tij në Spanjë , te skuadra e Levantes, ku do ti bashkohet Enis Bardhit.
Vet skuadra spanjolle ka publikuar lajmin për afrimin e mbrojtësit shqiptarë.
Futbollisti ka firmosur kontratën dy-vjeçare me ekipin spanjoll të vlefshme deri në qershor të vitit 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mustafi së fundmi ishte pjesë e Shalkes, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve si Everton, Arsenal, Sampdoria dhe Valencia. Mbrojtësi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe sot do ti bashkohet ekipit në stërvitje.