Arsenali ishte ekipi që shpenzoi më shumë në Premier League këtë verë duke afruar disa lojtarë në mesfushë dhe në mbrojtje.
Sulmi ishte reparti i vetëm që nuk pësoi ndryshime veç largimit të Willian dhe drejtuesit tani duan një goditje tjetër për të sistemuar sulmin.
Emri i përzgjedhur nga topçinjtë është ai i Aleksander Isak, sulmuesi suedez i Sociedad që po bën mirë në Spanjë dhe me kombëtaren.
Gjithsesi më parë për të nisur një operacion të tillë, klubi duhet të largojë njërin mes Aubameyang dhe Lacazette.