Prestige MFC ka arritur të kualifikohet për në çerekfinalen e Champions-it në minifutbollin amator që po mbahet në Rimini të Italisë.
Kampionët e Shqipërisë, fillimisht u mposhtën në ndeshjen debutuese të Grupit A nga skuadra polake In-Plus me rezultatin 3-2, teksa në ndeshjen e dytë ndaj bullgarëve të Terra-s, Prestige MFC triumfoi me rezultatin 2-0, duke siguruar kështu kualifikimin për në çerekfinale, teksa u renditën të parët në grup.
Shima dhe Xhepaj ishin autorët e golave në suksesin 2-0 që kampionët e Shqipërisë arritën në grupet e Champions-it.
Kujtojmë që 6 vendet e para të secilit grup si dhe 2 vendet e dyta më të mira arritën të siguronin një biletë për në çerekfinale. Në fushë ndaj skuadrës bullgare ishte edhe kapiteni Hysenbelliu, i cili ishte një nga futbollistët më të spikatur, duke dhënë një kontribut të çmuar për suksesin e arritur.
Ky është edicioni i pestë i Champions-it të minifutbollit, event ku marrin pjesë 18 skuadra nga Bullgaria, Rumania, Polonia, Hungaria, Çekia, BosnjëHercegovina, Mali i Zi, Moldavia dhe Shqipëria, që përfaqësohet nga kampionët e Prestige MFC.