Lukaku me mesatare më të mirë golash

Futboll

Lukaku me mesatare më të mirë golash

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:38
Lukaku me mesatare më të mirë golash

Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve duke arritur shifrën e 111 golave me fanellën e Portugalisë.

Një shifër e frikshme për një futbollist i cili mund të luajë maksimumi 10 ndeshje me kombëtaren në vit. Por një kundërshtar i vjetër po i kërcënon rekordin, dhe ai është Romelu Lukaku.

Pasi e rivalizoi në Serinë A me fanellën e Interit duke fituar dhe kampionatin, Lukaku është vënë pas rekordit të golashënuesve të kombëtares të mbajtur nga Ronaldo.

Dygolëshi ndaj Estoninë, e çon sulmuesin belg në kuotën e 66 golave me Belgjikën në 99 ndeshje të luajtura, ndërsa Ronaldo ka shënuar 111 gola në 180 paraqitje për Portugalinë. Sulmuesi i Çelsit ka një mesatare prej 0.67 golash për ndeshje me Belgjikën, ndërsa Ronaldo ka një mesatare 0.61.

Vetë Lukaku foli pas ndeshjes me Estoninë duke u shprehur: ‘’Nuk mendoj për arritjen e rekordit. Ngrihem çdo mëngjes me qëllim për të fituar. Nëse ndonjëherë arrij rekordin do të ishte fantastike, por mbi të gjitha dua të fitoj’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat