Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore e parë në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollistët tanë treguan angazhim dhe lojë shumë të mirë në përballjen me Gjeorgjinë në Batumi, duke u kthyer me fitore me rezultat 1:0.
Trepikëshi i parë dhe shumë i vlefshëm, duke lënë pas Greqinë dhe Gjeorgjinë në grup.
Ish mesfushori ndër më të mirët gjilanas dhe në Kosovë në vitet e 80-ta, Naser Bunjaku, tha se Kosova i ka katër lojtarë stabilë.
Ai tha se fitorja në Batumi sjell edhe vetëbesim tek djelmoshat.
“Bota sot”: Si e sheh Kombëtaren e Kosovës?
Naser Bunjaku: Mendoj se përfaqësuesja e jonë i ka katër lojtarë që mendoj se janë stabil e për tjerët duhet me hulumtuar. Kështu tash për tash nuk është ekip stabile.
"Bota sot": Cilët lojtarë janë stabil?
Naser Bunjaku: Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Arbër Zeneli, ky i fundit është jashtë forme (për shkak të një operimit) dhe besoj se edhe ai do të kthehet shpejtë.
“Bota sot”: Çka do të thotë kjo fitore?
Naser Bunjaku: Fitorja me siguri që sjell pak vullnet dhe dëshirë që lojtarë tjerë të hyjnë me një vetëbesim më të madh.