Ekipi i Zvicrës U-17 është i mbushur me futbollistë që kanë prejardhje nga Kosova, madje kjo fare lehtë dallohet prej emrave dhe mbiemrave të tyre.
Në përditësimin e fundit në faqen zyrtare të Zvicrës, pjesë e ekipit helvetik në grupmoshat deri në 17 vjeç janë 16 futbollistë me prejardhje nga Kosova nga 35 gjithsej.
Eron Sejdiu, Leon Asllani, Erion Salihu, Arbnor Gecaj, Davud Sylaj, Bleon Xhemaili, Ardonit Selimi, Adriatik Salihi, Loren Arifi, Labinot Bajrami, Sead Ahmeti, Leart Zuka, Leon Frokaj, Samuel Krasniqi, Altin Berisha dhe Kevin Krasniqi janë futbollistët nga Kosova që janë pjesë e Zvicrës U-17.
Në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë të zhvilluar më 1 shtator, startues ishin gjashtë prej tyre, teksa edhe katër të tjerë u inkuadruan gjatë ndeshjes.