Paulo Dybala raportohet se ende është larg rinovimit të kontratës me Juventusin.
Nga mediat italiane nuk përjashtohet mundësia që Dybala të largohet nga “Allianz Stadium” në vitin e ardhshëm.
“Calciomeracto” shkruan se një marrëveshje mes palëve nuk duket afër, pasi nuk ka një gjuhë të përbashkët në lidhje me kushtet.
Sulmuesi argjentinas thuhet që është duke kërkuar pagë vjetore prej 10 milionë eurove, teksa nga klubi i Juventusit nuk janë të gatshëm të pranojnë një kërkesë të tillë.
Kontrata e 27-vjeçarit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë.