Skuadrat kosovare po aktivizohet përkundër pushimit dy javor në kuadër të ndeshjeve të kombëtareve.
Feronikeli do të përballet në një ndeshje miqësore me skuadrën nga Liga e Parë, A&N, shkruan Gazeta Olle. Takimi do të zhvillohet nesër (e shtune), në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, me fillim nga ora 16:00.
Skuadra nga Drenasi e ka nisur keq sezonin e ri, ku nga dy takime nuk ka arkëtuar ende asnjë pikë në Superligën e Kosovës.
Në anën tjetër, skuadra prizrenase ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Grupit A në Ligën e Parë.