Sulmuesi 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë

Futboll

Sulmuesi 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:07
Sulmuesi 16-vjeçar hyn në histori të Gjermanisë

Sulmuesi i talentuar i Borusia së Dortmundit, Mustafa Muokoko ka hyrë në histori të futbollit gjerman dhe atij botëror.

Muokoko vetëm 16 vjeç është bërë golashënuesi më i ri i Gjermanisë së 21 vjeçarëve.

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në miqësoren e Gjermanisë U21 kundër 21-vjeçarëve të San Marinos ku panzerat fituan thellë 0-6.

Muokokos iu deshën vetëm dy minuta për të realizuar dopietë në minutat 39 dhe 41 të takimit. Borusia e Dortmundit ka një thesar në skuadër teksa verdhezinjtë vazhdojnë të rrisin talente të futbollit botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat