Barcelona largoi disa futbollistë nga ekipi gjatë afatit kalimtar veror.
Njëri nga të larguarit ishte edhe Emerson Royal, i cili u transferua te Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi brazilian u ble dhe u shit nga katalunasit gjatë kësaj merkatoje.
Në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Marca’, Emerson u shpreh se Barça e shiti kundër vullnetit të tij.
“Kur mbërrita isha i sigurt se Barcelona nuk donte të më shiste, por duke parë atë që ndodhi e kuptova se më kishin afruar për të më shitur. Takova drejtuesit e klubit.
Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalonin një kohë të vështirë dhe se ishte më mirë për të ta shisnin”, tha fillimit ai.
“Unë jam i zgjuar dhe erdhi një kohë kur kuptova se ata po më thoshin të thonin të largohesha. Ata po më nxirrnin jashtë me fjalë shumë të mira’’, tha Emerson.