Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pati paralajmëruar para ndeshjes me Hungarinë, të vlefshme për grupit I të eliminatoreve të Grupit I, se skuadra e tij do të gjunjëzohet në shenjë proteste kundër racizmit nëse stadiumi i vërshëllen.
Deklarata nuk i ndali dot vërshëllimat në Puskas Arena të Budapestit dhe ‘Tre Luanët’ u gjunjëzuan në fushë.
Por, incidenti nuk kaloi me kaq. Federata Angleze e Futbollit i ka bërë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të hetojë ndaj episodeve të përsëritura të racizmit nga tifozët hungarezë, duke kujtuar këtu episodet e ndodhura gjatë kampionatit europian dhe atë të mbrëmjes së të enjtes në sfidën me dy ekipeve.
Në mes ka hyrë edhe politika. Kryeministri britanik, Boris Johnson komentoi: “Është krejtësisht e papranueshme që lojtarët e Anglisë u vërshëllyen dhe përjetuan abuzime raciste në Hungari”.
Johnson kërkoi që FIFA të mbajë qëndrim të fortë kundër përgjegjësve dhe të sigurojë që në të ardhmen të tilla skena e sjellje të mos përsëriten.
Anglia dhe Hungaria ndodhen në Grupin I, ku ndodhet edhe Shqipëria.