U lind e rrit në Prishtinë. Sot, është njëri ndër yjet e Superligës në Kroaci, ku së fundi ka shënuar e asistuar.
Emir Sahiti që luajti me grupmoshat U21 të Shqipërisë, e pavarësisht formës fenomenale, nuk ka marrë ftesë nga Kosova.
“Jo nuk kam pasur as nga Kombëtarja e Kosovës ftesë, normal unë kam thënë që nëse vjen thirrja nga Kosova nuk do t’i them asnjëherë jo, sepse unë në Kosovë jam rritur duke luajtur në klubet si Ramiz Sadiku dhe Prishtina”, shprehet Sahiti për Sporti.Info. Emir Sahiti aktivizohet te Hajduk Split.
Përveç minutave të plotë në çdo ndeshje, ai po shënon dhe asiston pothuajse çdo ndeshje.
“Jam në një formë shumë të mirë, duke luajtur çdo ndeshje në Hajduk ku dihet që është klub i madh dhe ku ka lojtar shumë cilësor. Jam i lumtur me formën dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Sahiti.