Kërcënohet Xhaka, Federata zvicerane i del në mbrojtje

Futboll

Kërcënohet Xhaka, Federata zvicerane i del në mbrojtje

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 23:24
Kërcënohet Xhaka, Federata zvicerane i del në mbrojtje

Në ditët e fundit ka kritika e kërcënime në drejtim të kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Granti Xhaka.

Xhaka ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe përveç që nuk u paraqit në sfidën miqësore me Greqinë, ai nuk do të luajë as kundër Italisë dhe Irlandës Veriore në kuadër të Kupës së Botës. 

Xhaka është kërcënuar sepse nuk është vaksinuar për koronavirus, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc, i del në mbrojtje.

“Kapiteni ynë ka vendosur kundër vaksinimit për Covid. Ne plotësisht respektojmë këtë vendim.

Si Federatë ne rekomandojmë vaksinimin, por është e drejtë e secilit të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo.

Graniti është i akuzuar publikisht në media dhe i kërcënuar personalisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e tolerojmë këtë. Ne jemi për respekt dhe tolerancë, janë vlera bazike të federatës sonë”, tha Blanc.

Federata Zvicerane e Futbollit u ka bërë thirrje 300 mijë anëtarëve të saj që të vaksinohen. Pse dhe cili ishte reagimi?

“Ne duam të ndihmojmë në kontrollin e virusit, të zvogëlojmë numrin e njerëzve që sëmuren ose që kanë nevojë të izolohen ose të karantinohen. Izolimi dhe karantina gjithmonë kanë një ndikim në jetën private dhe profesionale të atyre që janë të interesuar dhe, natyrisht, në ndeshjet dhe stërvitjet.

Ne duam që sa më pak njerëz në klubet tona të vijnë në kontakt me virusin dhe të infektojnë veten ose njerëzit e tjerë. Ky rekomandim u miratua nga shoqatat rajonale. Shumica e reagimeve deri më tani kanë qenë pozitive”, tha Blanc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat