Blerja në ditën e fundit nga Arsenali, Takehiro Tomiyasu thotë se e ka pranuar pa hezitim ofertën e Arsenalit për tu transferuar tek ekipi londinez.
22-vjeçari nënshkroi nga Bologna për një tarifë prej 17 milion funtesh në orët e fundit të mbrëmjes së së martës pasi menaxheri i Gunners Mikel Arteta identifikoi Tomiyasu si zgjidhjen e problemeve të Arsenalit në krahun e djathtë.
Tomiyasu pritet të hyjë direkt në skuadër për ndeshjen e Premier Ligës kundër Norwich pas pushimit ndërkombëtar, dhe ai pranon se është i lumtur të fillojë një aventurë të re me shokët e tij të rinj të skuadrës.
Për më tepër, mbrojtësi i djathtë beson se ai ka shumë më tepër për të ofruar në Arsenal pas një serie problemesh të dëmtimeve në Serie A gjatë dy viteve të fundit.
“Unë mendoj se ekipi ka ndryshuar dhe është një fillim i ri,” tha ai.
“Unë jam i lumtur që do t’i bashkohem fazës së Premier Ligës që fillimisht e kisha synuar, dhe gjithashtu t’i bashkohesha Arsenalit, një klubi të madh global.
“Kam pasur më shumë lëndime në Itali dhe kam pasur lëndime muskulore në dy vitet e fundit. Unë nuk isha në formë të mirë, dhe me këtë, nuk mund të isha në 100%, ose nuk isha i lumtur me performancën (në muajt e fundit) fare”, ka përfunduar japonezi.
Komentet e fundit të Arteta mbi shkathtësitë e Tomiyasu sugjerojnë se ai mund të kthehet në sistemin 3-4-3 që rezultoi i suksesshëm në muajt e parë të mbretërimit të tij, pasi Arsenali fitoi Kupën FA dhe Superkupën Angleze.