Trajneri i Greqisë vjen me një deklaratë interesante para ndeshjes kundër Kosovës

Futboll

Trajneri i Greqisë vjen me një deklaratë interesante para ndeshjes kundër Kosovës

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:24
John van’t Schip

Përzgjedhësi i Greqisë, John van’t Schip, e ka pranuar rëndësinë e ndeshjes me Kosovën derisa ka thënë se nuk do të jetë aspak lehtë sidomos për faktin se kanë disa mungesa.

Greqia u përballë me Zvicrën në një ndeshje miqësore, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.

“Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari kaq të fortë si Zvicra, por mendoj se jemi në formë të mirë dhe me mentalitetin e duhur për fitore  para ndeshjeve kundër Kosovës dhe Suedisë”, ka thënë John van’t Schip.

Tutje trajneri shtoi se skuadra duhet të bëjë më pak gabime, pasi pësoi nga të tilla ndaj Zvicrës.

Greqia humb anësorin e Norwichit, Christos Tzolis

Christos Tzolis nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosovës dhe kjo sipas trajnerit është një humbje e madh për skuadrën.

Greqia është stërvitur në Zvicër dhe sot do të zbarkojë në Prishtinë derisa në oret e pasdites do ta zhvillojë strëvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat