Eden Hazard raportohet se ka marrë një ultimatum nga klubi i Real Madridit.
Krerët e klubit spanjoll presin që Hazard të “shpërthej” gjatë këtij sezoni, në mënyrë që të ndihmojë klubin për të fituar trofe.
“AS” shkruan se krerët e Real Madridit do të shohin fillimisht paraqitjet e reprezentuesit belg, para se të vendosin për shitjen e tij në vitin e ardhshëm.
Hazard u transferua te “Los Blancos” para dy viteve, por ende nuk ka gjetur formën që kishte te Chelsea, shkaku i lëndimeve të shpeshta.
30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2024.