Pas asaj fitoreje historike të Shqipërisë ndaj Greqisë, 17 vite më parë, ekzaktësisht më 4 shtator 2004 me rezultatin 2:1 duke mposhtur kampionët e Europës të asaj kohe në stadiumin “Qemal Stafa”, falë golave të Muratit dhe Aliajt.
Gjatë festimeve në Greqi mbeti i vrarë, një djalosh 20-vjeçar i quajtur, Gramoz Palushi.
Ai ishte duke festuar së bashku me miqtë e tij emigrantë në ishullin e famshëm, Zakinthos, ku u sulmua për vdekje nga grekët e irrituar.
Një ngjarje e dhimbshme, e cila ka bërë bujë atë kohë dhe ka trazuar marrëdhëniet mes shteteve.