Në prag të sfidës së nesërme ndaj Hungarisë, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, ka folur në konferencën për shtyp kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm të Shqipërisë:
Humbja ndaj Polonisë – Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë me Poloninë, kemi bërë gjëra të mira por disa duhet të eliminohet si pësimi i golave.
Gjërat e mira duhet ti marrim me vete dhe duhet të mësohemi, duke parë rezultatin negativ duhet të eliminojmë këto gabime.
Polonia – Është një ndeshje erëndësishme me të dy palët, mendoj që ne kemi rast me Hungarinë që nëse fitojmë do të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo është vendimtare për Poloninë, neve si Kombëtare dhe për Hungarinë.
Atmosfera – Atmosfera është se pas ndeshjes ishim të vetëdijshëm për tlë gjitha që kemi bërë. Kjo ndeshje do të thotë shumë, jemi të motivuar.