Si çdo vit tjetër, “Tifozat Kuq e Zi” edhe këtë vit kanë kujtuar të ndjerin, Gramoz Palushin.
Më 4 shtator 2004, pas fitores së Shqipërisë 2-1 ndaj Greqisë në kualifikimiet e Botërorit 2006, Gramoz Palushi, vëllai i tij dhe një shqiptar tjetër u sulmuan në ishullin Zakynthos nga Panagiotis Kladis dhe një grek tjetër.
Gramozi u qëllua për vdekje me thikë në bark nga Kladis, kurse dy shqiptarët e tjerë u plagosën
Gramoz Palushi vdiq në moshën 20-vjeçare. Ai kujtohet çdo herë nga tifozët e Kombëtares së Shqipërisë dhe jo vetëm.
“Vitet ikin, kujtimi për ty mbetet.
Gramoz Palushi, gjithmonë në zemrat tona!” – kanë shkruar “Tifozat Kuq e Zi” në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.