Shosholli: Shpresoj se djelmoshat tanë do të na gëzojnë me fitore kundër Greqisë 

Futboll

Shosholli: Shpresoj se djelmoshat tanë do të na gëzojnë me fitore kundër Greqisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:33
Shosholli: Shpresoj se djelmoshat tanë do të na gëzojnë me fitore kundër Greqisë 

Kosova ka një fitore e dy humbje në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022, ndërsa Greqia është ende pa fitore, ka dy barazime nga dy ndeshje.

Gjithçka është gati për sfidën e madhe mes Kosovës dhe Greqisë, e cila zhvillohet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës është e trimëruar pas fitores me rezultat 1:0 në Batumi, kundër Gjeorgjisë. 

Ish selektori i parë i kombëtares së Kosovës (1991-1996), Ajet Shosholli, tha se është ndeshje e vështirë. 

Shosholli mendon se fitorja kundër Gjeorgjisë është edhe një pikë kthese pas një serie jo të mirë të rezultateve.  

“Ndeshje e vështirë, por është shumë e rëndësishme fitorja me Gjeorgjinë, e cila ka ndikuar dhe do të ndikojë në kthimin psikologjik të futbollistëve tanë pas një seri jo të mirë.

Është domethënëse ajo fitore edhe për ndeshjet e radhës, edhe për ndeshjen e nesërme. 

Greqia është arrë e fortë, ekip i fortë, nuk ka qenë rastësish në vitin 2004 fitues i evropianit, kanë kombëtare mjaft cilësore. 

Mendoj se djelmoshat do të kapin at ritmin e lojërave të mira dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, tha Shosholli.

Trajneri i mirënjohur po ashtu edhe i gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, flet edhe për përparësitë e Kosovës kundër Greqisë.  

“Mendoj se fitorja në Gjeorgji është shumë domethënëse. Nesër 10 për qind të shikuesve do të janë në stadium dhe ajo do të jetë diçka (reduktimi prej 10 për qind është për shkak të masave kundre Covid 19) në lojën tonë, nuk besoj se do t’i shmangemi asaj lojës tonë sulmuese, të cilën në shumë ndeshje e kanë karakterizuar lojërat kreative dhe sulmuese.

Këto komponente janë në anën tonë. Iu dëshiroj sukses dhe shpresoj se do të na gëzojnë nesër me fitore”, thotë Shosholli. 

Kosova renditet në vend të tretë me 3 pikë, ka një më shumë se Greqia që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat