Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, Samuel Eto mbylli karrierën e gjatë futbollistike para dy vitesh duke lënë pas një histori e shumë trofe të fituar me skuadrat ku është aktivizuar.
Së fundmi Eto ka menduar të bëhet drejtues dhe sipas mediave italiane 40 vjeçari do të konkurrojë për president i federatës së futbollit në shtetin e tij në Kamerun.
Aktualisht federata në Kamerun është përfshirë nga kaosi pasi sportdashësit nuk e duan presidentin aktual dhe në datën 11 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e reja.
Eto mund të shfrytëzojë më së miri figurën e tij dhe reputacionin për të arritur të bëhet drejtues i institucionit më të rëndësishëm futbollistik në një shtet. Lajmi ka bërë bujë pasi Eto njihet për bëmat e tij dhe jashtë fushe.