Futbollisti ka marrë më së shumti vota nga fansat e Manchester United.
Man Utd si shumë klube evropiane në secilin muaj zgjedh futbollistët më të mirë.
Në garë për futbollistin më të mirë të muajit gusht ishin: Bruno Fernandes, Mason Greenwood dhe Paul Pogba.
Fitues me shumicë votash nga fansat doli Greenwood, duke lënë pas Pogban dhe Fernandesin.
Futbollisti i ri është duke kaluar në një formë fantastike dhe ka shënuar tre gola në tri duelet e para.
Kështu Greenwood u shpërblye nga fansat me këtë çmim simbolikë.