Ballkani e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Juniorëve.
Suharekasit e kanë mposhtur Llapit në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle. Fitore gjatë ditës së sotme kanë shënuar edhe Drita dhe Prishtina.
Gjilanasit kanë fituar në udhëtim te Besa e Pejës, me rezultat 2-1, ndërsa kryeqytetasit si vendas kanë triumfuar ndaj Istogut 1-0.
Duel tjetër interesant u zhvillua edhe në Ferizaj, ku u shënuan plot pesë gola. 2 Korriku u mposht në udhëtim te Ferizaj me rezultat 3-2.
Nesër e fillojnë kampionatin edhe nënkampionët, Gjilani të cilët do ta presin Trepçën ’89.