Futbollisti francez, Franck Ribery ka nënshkruar me skuadrën e Salernitana nga Serie A, shkruan Insporti.
Ai nënshkroi për 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Sulmuesi fitoi një Champions League me Bayern Munich në vitin 2013, e ndjekur nga Superkupa Europiane,
Botërori i Klubeve, 9 tituj të Bundesligës me bavarezët, nga të cilët u largua në vitin 2019 për t’u transferuar te Fiorentina, ku shënoi 5 gola në 50 ndeshje.