Greqia zbarkon në kryeqytetin e Kosovës, nesër (20.45) do të ndeshet me Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Media greke “kathimerini”, ka shkruar se Greqia është në presion të sfidës me Kosovën.
“Dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares sonë janë të një rëndësie vendimtare, me qëllimin kryesor dy fitore dhe gjashtë pikë.
Fitorja nesër në Kosovë dhe fitorja të mërkurën e ardhshme me Suedinë është kombinimi i vetëm që do ta mbajë hapur gjasta për kualifikim dhe do të lejojë ekipin tonë përfaqësues të synojë edhe vendin e parë të grupit, e cila i jep biletën direkte.
Fitorja e Kosovës në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë nuk ndryshon asgjë në garat kualifikuese, por i bën presion ekipit tonë sepse sjell emocion dhe e bën lojën e nesërme në Prishtinë edhe më të vështirë”, shkruan media greke.
Pas xhiros së katërt, kështu duke renditja: Suedia 9 (3 ndeshje), Spanja 7 (4), Kosova 3 (3), Greqia 2 (2), Gjeorgjia 1 (4) pikë.