Djali i David Beckham, Romeo ka nënshkruar një kontratë profesionale me Fort Lauderdale CF në SHBA, që shërben si skuadër rezervë e Inter Miamit, skuadra me pronarë ish-yllin e Manchester United, Realit dhe kombëtares angleze.
19-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje me USL League One me seli në Florida, të cilët veprojnë si ekip rezervë për skuadrën e babait të tij në Major League Soçer, Inter Miami.
Adoleshenti, i dyti nga katër fëmijët e Beckham është stërvitur më parë skuadrën dhe mund të jetë në radhë për të bërë debutimin e tij këtë fundjavë.
Megjithëse Fort Lauderdale ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Beckham, vetë 19-vjeçari e pohoi përmes një postimi në Instagram në fundjavë ku thotë se i ishte bashkuar klubit.
"Ndiqni ëndrrat tuaja," shkroi ai, i kompletuar me një ndryshim në biografinë e tij, ku shkruhej: "Futbollist për @fortlauderdalecf."
Nëna e tij Victoria komentoi më tej të njëjtin postim me një shprehje krenarie familjare, duke konfirmuar më tej se adoleshenti ka nënshkruar marrëveshjen e tij të parë si futbollist profesionist.