Kombëtarja e Norvegjisë kthehet me pikë të plota nga Riga, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Letoninë.
Vendasit u përpoqën maksimalisht por të padenjë për të dalur me rezultat pozitiv.
Golat u shënuan nga futbollistët Haaland (20'-penalltia) e Elyounoussi (66').
Pas xhiros së pestë në Grupin G të garave kualifikuese të Kampionatit Botëror, Norvegjia kryeson me 10 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Turqia që renditet në pozitën e dytë me 8 sosh.
Letonia është në vend të pestë në kuotën e 4 pikëve.