Kombëtarja e Sllovenisë ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Maltës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Stozhice" në Lubjanë.
Lovriç shënoi nga penalltia në minutën e 45-të, duke i siguruar tre pikë, që ia shtojnë gjasat për vend të dytë në grupin H në garën kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Sllovenët patën edhe një rast ideal për dyfishimin e epërsisë, por Sporar dështoi nga penalltia në minutën e 88-të.
Sllovenia renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Malta është e e pesta me 4 sosh.