Franca nuk është në elementin e duhur, dy ndeshje e dy barazime dhe me rezultat identik 1:1.
Pas barazimit 1:1 me Bosnjën dhe Hercegovinën në Strasburg, sonte barazuan 1:1 me Ukrainën në Kiev, në ndeshjen e grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kampioni në fuqi i botës, nuk është në ritmin e duhur dhe këto rezultate janë shqetësuese, për faktin se për dy ndeshje, nga 6 pikët e mundshme ka fituar vetëm 2.
Në minutën e 44-të, Shaparenko nga rreth 20 metra shënon eurogol në këndin e majtë të portierit Lloris.
Në minutën e 50-të, Martial barazon rezultatin 1:1.
Franca kryeson me 9 pikë në grupin D, duke lënë pas Finlandën me 5, Ukrainën 5, Bosnjën 2 dhe Kazakistanin me 2.