Gjibraltari me gjithë humbjen si vendas me rezultat 3:0 nga Turqia, me lojë nuk zhgënjeu, madje qëlloi edhe shtyllën në fillim të pjesës së dytë (48').
Futbollisti Tjay De Barr nga rreth 18 metra godet me mjeshtri dhe shtylla e majtë ia mohoi golin.
Në minutën e 4-të, Unal dështoi nga penalltia, portieri Coleing e lexoi gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të djathtë.
Dervosglo (54'), Calhanoglu (65' - shënon nga 20 metra) dhe Karaman (83'), shënuan për fitoren e Turqisë.
Turqia kryeson në grupin me 11 pikë në Grupin G, e ndjekur nga Holanda me 10, Norvegjia 10, Mali i Zi 7, Letonia 4 dhe Gjibraltari 0 pikë.