Sulmuesi i talentuar i krahut që luan te Millonarios, thuhet se ka tërhequr vërejtjen e dy klubeve të mëdha të Premier Ligës.
Agjenti i sulmuesit të talentuar të Kolumbisë, Emerson Rodriguez ka thënë se për klientin e tij kanë shprehur interesim Manchester City dhe Chelsea.
Talenti 21 vjeçar për momentin luan në vendin e tij me klubin Millonarios.
Por ai është duke u shikuar nga skuadrat e Anglisë, me përfaqësuesin e Rodriguez që po ashtu ka thënë se interesim për të kanë edhe skuadrat e Serie A.
Diego Carannante, i cili menaxhon edhe mbrojtësin e Genk, Daniel Munoz, i cili më parë ishte lidhur me një kalim në Itali gjatë verës, i ka thënë Fiorentina.it kur është pyetur se a janë interesuar La Viola për të ka thënë:
Sa i përkëtë Munoz, nëse ne flasim për anën e djathtë, do ia propozoja Fiorentinas një lojtar si Andres Roman të Millonarios, që po ashtu është ftuar nga kombëtarja e Kolumbisë dhe gjashtë muaj më parë ishte një hap larg Boca Juniors”.
“Si sulmues anësor do rekomandoja Emerson Rodriguez Rivaldo, kolumbian i lindur më 2001, po ashtu në pronë të Millonarios dhe tashmë në radar të City dhe Chelsea”.
Talenti i ri ka luajtur vetëm 38 ndeshje në karrierën e tij në Millonarios, por ka rënë në sy të shumë skuadrave.
Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka shumë asiste në paraqitjet e tij, me qëllimin që të rritë produktivitetin kur të fitojë edhe më shumë përvojë.